Vdes futbollisti Bahtiyaroglu

Nuk kishte stërvitje të rënda. Shkaku i vërtetë i vdekjes do të dihet pas rezultateve të autopsisë” ka deklaruar mjeku i klubit futbollistik Eskisehispor, klub ngjyrat e të cilit i ka mbrojtur futbollisti me origjinë boshnjake, Ediz Bahtiyaroglu.

Futbollisti turk Ediz Bahtiyaroglu (26) ka vdekur të martën nga një sulm kardiak në shtëpinë e tij, pasi është këthyer nga séance stërvitore të klubit futbollistik  Eskisehispora. Bahtiyaroglu  është alivanosur ndërsa ndihma e shpejtë ka mbërritur tepër vonë dhe mjekët nuk kanë mund ti ndihmojnë.

Për shkak të kësaj tragjedie që ka goditur futbollin turk, Federata e Futbollit të Turqisë, ka kërkuar nga FIFA, që tu lejohet që në ndeshjen  kundër Holandës ditën e premte, e vlefshme për eliminatore për Kampionatin botëror, të mbajnë në krah “flor të zi” në shenjë nderimi për këtë futbollist të ri.

Ediz Bahtiyaroglu është me prejardhje boshnjake ( nga B e H.), por emrin e vet  të vërtetë Edis Bahtijareviq e ka  ndërruar në  Ediz Bahtiyaroglu me ardhjen e tij në Turqi.

Leave a comment