Shqipëria, gati t’i bëjë ballë Zvicrës në Luzern. Xhaka: Mos e merrni lehtë këtë ndeshje

Kombëtar e Shqipërisë do të përballet sonte në orën 20:30 me kombëtaren zvicerane në Luzern për takimin e dytë të Grupit E për eliminatoret e botërorit 2014. Takimi vjen pas një ndeshje hapëse shpresëdhënëse në Tiranë, ku kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 3-1 Qipron duke marrë menjëherë kryesimin e grupit. Ashtu si kombëtarja jonë edhe Zvicra e ka nisur mirë fazën eliminatore duke mundur 2-0 Slloveninë.

Shqipëria ka luajtur katër takime me Zvicrën ku ka një bilanc negative prej tre humbjesh dhe vetëm një barazim. Të dy këto kombëtare kanë qenë në një grup në eliminatoret e Kupës së Botës 1966 dhe Euro 2004.

Kompanitë e basteve favorizojnë dukshëm Zvicrën në këtë takim, pasi fitorja e tyre kuotohet me maksimumi 1.38 ndërsa fitorja e kuqezinjve me maksimumi 12 dhe minimumi 7.8.

 Formacioni

Ekipi ynë kombëtar do ta nisë takimin me Ujkanin në portë dhe me Canën, Mavrajn, Lilën dhe Dallkun në mbrojtje. Në mesfushë pritet të aktivizohen Kulei, Bulku, Agolli, Meha dhe Vila kurse në sulm do jetë Bogdani.

Hyka: Sonte jam i huaj

Mediet zviceran shkruajnë se Shqipëria është një vend që e ndjek me pasion futbollin por kurrë nuk ka marrë pjesë në botëror apo evropian. Ajo ishte shumë afër në Kupën e Botës 1986 që u zhvillua në Meksikë por ëndrrën ia prishi Polonia e cila e mundi 1-0 në Tiranë.

Shqipëria do të ketë në përbërje tre lojtarë që luajnë në kampionatin zviceran, Hykën që luan për Luzernin, Kukelin dhe Sadikun.”Në eliminatoret e Kupës së Botës natyrisht ne jemi të huaj”, shpjegon Hyka, i njohur si “Messi i Shqipërisë”.

Xhaka: Mos e merrni lehtë

Granit Xhaka shqiptari që aktivizohet për ngjurat e kombëtar zvicerane paralajmëron shokët e ekipit të tij që ta marrin seriozisht takimin me Shqipërinë. “Shqipëria ka shumë lojtarë profesionistë dhe nuk duhet ta marrim lehtë”, është shprehur Xhaka. Përveç tij për Zvicrën luajnë edhe shqiptarët e tjerë si Behrami, Xhemali, Mehmdi dhe Shaqiri. “Është një ndeshje speciale për mua por nuk jam më nervoz se zakonisht”, thotë Xhemali që luan për Napolin.

Hitzfeld karikon shqiptarët e Zvicrës

Pak orë para nisjes së takimi trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka biseduar me shqiptarët që aktivizohet për Zvicrën. Trajneri gjerman është munduar t’i karikojë ata dhe të bëjë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. “Lojtarët vijnë në këtë ndeshje në një situatë shumë emocionuese pasi luajnë kundër shokëve të tyre”, është shprehur Hitzfeld. Në 11 e parë prite të aktivizohet Shaqiri ndërsa të tjerët ende nuk e kanë të sigurt vendin.

Leave a comment