Shaqiri: Mami shiko! Ja shqiptarët (FOTO LAJM)

Ishte shqiptar (Shaqiri) ai që mundi Shqipërinë në ndeshjen e Luzernës. Dëmtimet që i sheh në trup nuk janë rastësi. Është e martë, pak para mesnate, kurShaqiri arrin me ekipin në hotel “Schweizerhof” në Luzernë. E pret aty familja, krenare për të. Motra Medina, mamaja Fatima, babai Isen dhe vëllezërit Erdin e Arianit. Disa momente relaksi për të, me çaj dhe ujë përpara, duke festuar fitoren 2-0 të Zvicrës kundër Shqipërisë, atdheut të tij. 

Por mbi të gjitha, ecuria e Xherdanit, i cili shënoi për rezultatin 1-0, është skicuar në qafën e tij, ku ka një gërvishtje të dukshme. Gërvishtja, sikur shoqërohet me diciturën: Këta ishin shqiptarët! Pas ndeshjes, ai tregon gjurmët e “betejës”.

Në qafën e tij është e stolisur një si vijë e përgjakshme. Megjithatë, Shaqiri e merr atë gërvishtje si prej maceje, lehtë: Kjo nuk ishte një mace apo diçka e tillë, por një lojë futbolli…

Duket qartë, të gjithë kundër Shaqirit, në cdo formë e mjet! Por, sikurse është pothuajse gjithmonë “xhuxhi”, i magjishëm e shumë i freskët u tregua edhe ndaj Shqipërisë në Lucernë. Ka shënuar një gol, edhe pse nuk i ka shpëtuar dot shënjestrimit të kundërshtarëve, që janë sulur gjithnjë e më agresivë mbi të.

Nuk ishte e njëjta ndeshje për të, nuk diskutohet, si në Slloveni, si kundër Shqipërisë. Shpjegimet dhe përjetimet i dëshmon vetë Shaqiri:

“Otmar Hitzfield ka folur me mua pas ndeshjes me Slloveninë, duke më thënë se më shikon si një lojtar të klubeve më të larta në Europë, ndaj edhe reagimin duhej ta kisha si i tillë. Pra, duhet të ruaja qetësinë edhe nëse do të më provokonin. E kuptoj se kam marrë më shumë përgjegjësi e vëmendje pasi jam bërë lojtar i Bayernit, kështu që më duhet të qëndroj i qetë në cfarëdo situate. Sikurse e tregova edhe ndaj Shqipërisë, një ndeshje tepër emocionuese dhe e ngarkuar psikologjikisht për mua, dëshmova se mund ta bëj këtë”.

As bilbilat e tifozëve shqiptarë, as një kanaçe birre, që erdhi fluturuese drejt tij, nuk e zhbilancuan atë nga të tjerët.

Flet Shaqiri: “Ishte e qartë se do të ishte një betejë ndryshe nga të tjerat për mua, por s’mund ta konsideroj të dhunshme. Thjesht më është dashur të pres kontestimet e ndryshme të tifozëve shqiptarë në stadium, pa reaguar ndaj tyre. E rëndësishme për ne ishte të qëndronim të fokusuar te loja, sikurse i ka hije një ekipi që ka bërë një fillim të madh në fushatën e eliminatoreve të Kupës së Botës. Ne kemi të gjithë një ëndërr: Brazil 2014!Pas këtij fillimi, kjo ëndërr është e mundur. Ne kemi një forcë të madhe kohezive dhe atmosferë të mirë si ekip”.

Me pak plagë në qafë nga beteja me Shqipërinë, por me një gjoks të gjerë,Shaqiri u kthye dje në Mynih, ku u trajnua pasdite me bavarezët. Rreth 20 minuta vrap i lehtë me ndërkombëtarët e tjerë të Bayernit, ishte programi i tij stërvitor.

Leave a comment