Fabregas të rikthehet te Arsenali?

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, i ka hapur dyert një rikthimi te Arsenali, me deklaratat e fundit se ai është i pakënaqur me minutazhin e ulët te klubi nga Camp Nou.

“Unë gjithmonë kam thënë se po luaj për ekipin më të mirë në botë, por erdha këtu për të fituar trofe, për të mësuar dhe për t’u kënaqur, jo për të lodhur trurin. Jam i ngazëllyer të jem këtu, por kur trajneri të më thotë të largohem, do ta bëj këtë – megjithëse këtë vështirë se do ta lejoj”.

“Unë do t’i ndryshoj këto gjëra, pasi dua të përfundoj karrierën këtu. Por, unë po luaj shumë pak dhe kjo po më vret”, ka thënë Fabregas.

Pos Arsenalit, mediat angleze raportojnë se edhe Manchester City po e përcjell situatën e mesfushorit.

Leave a comment